Linfield i jep leksion Vllaznisë në ndeshjen e parë të luajtur në Belfast. 3-1 triumfuan ishullorët në një ndeshje shumë të luftuar mes të dyja skuadrave ku irlandezo-veriorët shënuan fillimisht 3 gola dhe më pas Juric shkurtoi diferencën duke i dhënë një shans Vllaznisë për ndeshjen e kthimit.
C. Mckee me dy gola në pjesën e dytë hapi serinë e sfidës ku skuadra e Migen Memellit kishte dhënë sinjale interesante por Scott 14 minuta nga fundi i dha shupklakën e radhës skuadrës kuqeblu që u përpoq të reagonte dhe e bëri me Juric 1 minuta nga fundi.
D. Finlayson e kishte lënë skuadrën ishullore me 10 lojtarë vetëm pak sekonda më parë pas dy kartonëve të verdhë ndërsa me këtë rezultat, Vllaznia mund të shpresojë te rokada në datën 20 në “Loro Boriçi”.






