Ballina Analiza dhe Komente Aksioni i policisë në Koman/Koçeku: Ky është krim dhe jo ligj

Aksioni i policisë në Koman/Koçeku: Ky është krim dhe jo ligj

Nga Marjana Koçeku

Aksionet blic te policise ne fillimin e pikut te sezonit nuk i vyejne as turizmit, as vendasve dhe as shtetit!

Bllokimi i qindra turistave ne portin e Komanit asht imazh shum i shemtuar per veriun dhe krejt Shqipnine. Jena vetem ne fillimet e turizmit si shtet dhe panorama te tilla jane ne damin e krejtve!

Me kte situate u perballen shum turiste qe sapo kane mberri ne Shqipni duke e fillu udhtimin me nji shije aspak te kandshme..

Aksioni policor per te dyten her brenda ktij sezoni me motivin e kontrollit licensor dhe cilesise se varkave nuk zgjidh asnje problem!

Absolutisht qe duhen ofru kushtet me te mira dhe te rregullta per udhtaret. Varkat jane te bame me mundin e djersen e vendasve per me mujte me fitu i cope buke per familjet e tyne.

Shteti duhet me udhezu dhe me subvencionu vendasit per me ba te mujtun ofrimin e sherbimit ne kushte ma te mira… nese me te vertete ky asht interesi. Por gjobvenia dhe konfiskimi deri sot nuk ka zgjidh asgja pervecse ka shkaktu frike, kaos dhe çrregullsi tek turistet te cilet na shohim si perlen e pazbulume te Europes…

Ky asht krim dhe jo ligj!

Duhet patjeter me gjete nje zgjidhje perfundimtare ne te mire te perbashket te turizmit, zones dhe vendasve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks