Ballina Bota TRAGJIKE në Itali/ Humb jetën në aksidentin fatal me Range Rover 22-vjeçari...

TRAGJIKE në Itali/ Humb jetën në aksidentin fatal me Range Rover 22-vjeçari nga Mamurrasi (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orën 02:00, pas mesnate në via Monte Bianco në Limbiate, në provincën e Monza dhe Brianza.

Një makinë Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.

Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.

Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.

Sipas mediave italiane, në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks