Nga Romeo Gurakuqi

Qytet i nenshtruar, pa force reagimi, pa mundesi me e ndal doren e shkaterrimeve spontane dhe projekteve te improvizuara, te zbatuar me shpejtesi marramendese nga harxhuesit e parase publike.
A mund te zbatohet nje projekt publik, me impakt te drejtperdrejte ne jeten qytetare, pa diskutim ne komunitet, pa konsultimin e regjistrave dhe arkivave te Byrose Hidroteknike te Ndermarrjes se Ujnave Shkoder, pa pyetjen e Arkeologeve dhe Historianeve, pa miratimin e eksperteve vendas te urbanistikes dhe inxhenjerise civile, pa vendosjen e standardeve per zbatim te specializuar te investimeve te tilla dhe pa nje informim te vendasve sovrane ne vendimarrjen finale?!
Le te pranojme per nje cast se moloja duhet te ndertohet aty ku iu eshte tekur Zotave qe nxitojne: keni pare ndonjehere kalate te ndertuar me dhe?! Zakonisht perdoren shtylla betoni, blloqe ose shkembinj. Mirepo keto dite, ne krahun e majte te Ures se Vjeter te Bunes, po perdoret dheu i sjellur, qe tanime ka mbuluar edhe Stacionin Hidroteknik te Matjeve te Perditshme. Tash e mbrapa ai stacion nuk ka ma se cfare te mase!
Nga fotot qe jane bere para nje ore, shihet se si zgjerimi i dheut te hedhun ne shtratin e Bunes ka hyre mbi 13 metra nen Uren e Vjeter, brenda shtratit te lumit. Dhe jemi ne muajin korrik, kur rrjedha vjen e ngushtohet.
Ne vend qe te hiqet transheja e ndertuar pergjate rrjedhes para ures dhe te gjendet zgjidhja e re per daljen e bypasit, shtohet nje hunde e re masive dheu edhe pas ures. Ne vend qe te gjendet nje zgjidhje per ujnat e zeza qe derdhen bruto ne Bune, shtohet nje ndotje ekstra para Grykes se Zeze, qe kundron me qindra metra ere te rende rreth e qark zones turistike te Shkodres.
Do te ishte ne nderin e atyre qe e kane ne dore, ta ndalin kete rrenim dhe te konsultojne me njerezit e duhur, cdo projekt qe ka te beje me Shkodren.
Thirrja dhe lutja shkon per Kryetarin e ri te Bashkise, zotin Benet Beci, deputetet e Shkodres dhe keshilltaret e rinj, pavaresisht kraheve politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu