FSHF ka nisur një fushatë informimi dhe konsultimi me klubet e Kategorisë Superiore për aplikimin e një formati ndryshe të Kategorisë Superiore që sipas të gjitha gjasave do të hyjë në fuqi duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Pas takimit me me drejtorët sportivë, presidenti Armand Duka zhvilloi një tryezë me krerët më të lartë të klubeve. 

Armand Duka:

Në një grup pune me UEFA janë nxjerrë disa propozime. Po e bëjmë këtë konsultim për të marrë një vendim dhe të gjitha variantet janë të mundshme. Diskutimi që duam të bëjmë është shtimi i ndeshjeve në Air Albania për të rritur sa më shumë të ardhurat e klubeve duke parë interesin e madh për stadiumin në fjalë. 

Ne pretendojmë që të kemi ndeshje më konkurruese në të ardhmen. Ideja është që kampionati të qëndrojë me 10 skuadra dhe më pas variantet janë për fazën finale me play off ose me eleminim direkt por në fazën finale ndeshjet duhet të luhen në Tiranë”.

Shefi i garave në FSHF pasi detajoi të gjithë variantet foli edhe për shtimin e kompeticioneve të tjerë si Leahue Cup dhe Premiership Final 4 përveç Superkupës së Shqipërisë.

Varianti i Parë- Kemi ndeshjet me 1 takim, domethënë nga vendi i parë në të katërt do të zhvillojnë 2 gjysmëfinale plus finalen që do të zhvillohet në “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të “Play Off-it”, ndërsa ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane do të përcaktohen me renditjen e rregullt të sezonit, siç mbaroj sezoni aktual, i pari shkon në Champions League dhe të tjerat shkojnë në Konferencë Ligë.

Varianti i Dytë- Kemi ndeshjet me një takim, përsëri kemi dy gjysmëfinale dhe finale. Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të renditjes së rregullt të sezonit ndërsa ekipi fitues i “Play Off-it” Final 4 është pjesëmarrës në raundin e parë të Champions League ndërsa 3 ekipet e tjera janë pjesëmarrëse në Konferencë Ligë.

Varianti i Tretë- Vendi i parë shkon në finale ndërsa vendi i dytë dhe i tretë bëjnë gjysmëfinale për tu ndeshur me ekipin e vendit të parë, ndeshjet luhen në “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet përmes “Play Off-it” ndërsa ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane do të përcaktohen përmes renditjes së rregullt të sezonit siç jemi aktualisht.

Varianti i Katërt- Kemi ndeshje me dy takime, dy gjysmëfinale plus finale. Gjysmëfinalet do të luhen në secilin prej stadiumeve të ekipit pritës, në rastin e një ekipi x me y të dyja ndeshjet do të zhvillohen tek ekipi X ndërsa finalja e madhe në stadiumin “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të renditjes së rregullt të sezonit, në momentin që mbaron sezoni 36 javë ekipi X në rast që ka dalë kampion është përsëri ai që do të marrë pjesë në kompeticionet europiane.

Varianti i Pestë- Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin “Robin”, 4 ekipeve u zerohen pikët ku do të zhvillohen 3 ndeshje për secilin ekip në një hapësirë kohore prej 10 ditësh. “Play Off” do të përcaktojë renditjen përfundimtare nga vendi i parë në të katërt. Gjithashtu ekipi kampion në këtë sistem shkon në Kupat e Europës ku do të përcaktohen sipas kësaj “Mini-Lige”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu