Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci zhvilloi një takim në zyrën e tij me drejtuesit e ekipeve dhe shoqatave të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, ku u diskutua lidhur me ndarjen e buxhetit për klubin, për vitin 2023. Nisur edhe nga propozimet  e drejtuesve të shoqatave të sportit, kryebashkiaku tha se nga ana e institucionit qe drejton do të bëhet  maksimumi  për promovimin dhe zhvillimin e sportit. Ndërsa lidhur me kriteret  kryesore të  ndarjes së  buxhetit prej 150 milion, i miratuar nga Këshilli Bashkiak i mëparshëm, u tha se ato do të jenë  në bazë të rezultateve, masivitetit dhe nevojat  me emergjente që paraqiten. Drejtuesit e ekipeve të Klubit  Shumësportesh “Vllaznia”,  duke e quajtur të pamjaftueshëm buxhetin, thanë se duhet të shihet  mundësia e gjetjes së burimeve të tjera  për financimin e sporteve, si dhe duke u krijuar lehtësi  fiskale  bizneseve që mbështesin sportin.  Sic u ra dokort në këtë  takim, drafti perfundimtarë i ndarjes së buxhetit për sportin do të bëhet i ditur nga bashkia brenda kësaj jave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu