Ballina Kronike Iu gjetën 21 550 paund të padeklaruara, arrestohet emigranti nga Anglia

Iu gjetën 21 550 paund të padeklaruara, arrestohet emigranti nga Anglia

Sekuestrohen 21 550 paund në Rinas, të cilat nuk ishin deklaruar.

Burime zyrtare nga policia e Shtetit bënë me dije se paratë i përkisnin shtetasit me inicialet F. B., 28 vjeç, rezident në Angli.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj shtetasit F. B., 28 vjeç, rezident në Angli.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks