Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë në ‘Air Albania Stadium’.
Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.
Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.