Ballina Aktualitet Anëtarët e MEK akuzuan policinë për dhunë, publikohen pamjet me dron brenda...

Anëtarët e MEK akuzuan policinë për dhunë, publikohen pamjet me dron brenda kampit

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e kontrollit të sotëm në kampin e MEK në Manëz të Durrësit. 

Ndryshe nga sa pretendohet nga anëtarët e MEK se policia e shtetit ka ushtruar dhunë ndaj tyre, në pamje duket që efektivët e policisë vetëm kanë ushtruar kontrolle dhe kanë shmangur kontaktin fizik me banorët e kampit.

Në video duket që banorët kanë bllokuar mjetet e policisë dhe efektivët kanë ndërhyrë për t’i larguar ata.

Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks