Ballina Sport Fitore zemre, Shqipëria shkëlqen 2-0 kundër Moldavisë, 3 pikët e para europiane...

Fitore zemre, Shqipëria shkëlqen 2-0 kundër Moldavisë, 3 pikët e para europiane për kuqezinjtë

Debutojmë me fitore në shtëpi. “Air Albania Stadium” festoi gjatë një natë që do ta mbajë mend sepse Shqipëria siguroi fitoren e parë në ndeshjen e dytë të grupit E të eleminatoreve Euro 2024. 

Pjesa e dytë fantastike për të besuarit e trajnerit Sylvinho të cilët u treguan më këmbëngulës dhe konkretë. Asani me të majtën kirurgjikale dhe Bajrami çtensionuan ambjentin pas një pjese të parë nervoze ku edhe tranversa u bë pengesë që Cikalleshi të shënonte. 

90 minuta konstante dhe me ritëm, skuadra kuqezi bindi në lojë dhe rezultat duke dhuruar spektakël për 21 mijë të pranishmit në stadium dhe miliona zemrat kuqezi në mbarë botën.

Moldavia nuk e rrezikoi asnjëherë portën e Berishës dhe kjo statistikë mjafton për të kuptuar ndeshjen e luajtur në Tiranë ku Mitaj rezultoi shumë i rëndësishëm në krahun e majtë ndërsa Bajrami lider në mesfushë dhe Asani sërish poztiv në fushë.

3 pikët e para në një grup ku lufta do të jetë deri në fund shumë e ashpër pasi Çekia triumfoi në Ishujt Faroe ku pas 3 ditësh Shqipëria do të kërkojë një fitore tjetër. Me Moldavinë të hipotekuar, kuqezinjtë mund të fokusohen tashmë te transferta delikate e datës 20. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks