Ballina Aktualitet Video e dyshimtë në doganën e Muriqanit, policia sqaron ngjarjen

Video e dyshimtë në doganën e Muriqanit, policia sqaron ngjarjen

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen një punonjës policie dhe një shtetase, në vendparkimin e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, janë kryer intervistimi i punonjësit të Policisë dhe verifikimet e tjera, nga të cilat ka rezultuar se:

Shtetasja B. K. që shfaqet në video është punonjëse e zyrës së siguracioneve në doganën e Malit të Zi dhe gjatë kohës që është filmuar videoja, ajo ka qenë duke i kërkuar punonjësit të Policisë që t’i thyente një shumë lekësh me prerje më të vogla, pasi duhej t’ia jepte një klienti që priste në sportel.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët, për rastet e denoncuara, dhe i fton që të denoncojnë sërish në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks