Ishte vetëm 17-vjeç kur u vra në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në kërkim të një jete më të mirë. Pëllumb Pëllumbi u ekzekutua në Han të Hotit me 14 Qershor 1990 dhe dy ditë më pas kjo ngjarje u bë shkas për demonstratën e madhe të 16 qershorit, e cila prej 33 vitesh tashmë ka hyrë në histori si dita e përkujtimit të vrarëve në kufi.

17 vjeçari Martir i Demokracisë, Vat Beqi, Ded Gjerka dhe Gjon Kumbullaku, ishin katër të fundit nga të rinjtë e të rejat shqiptare të cilëve ëndrra për liri ju mbyll në kufijtë me tela me gjemba. Gjekë Beqi ishte me të vëllanë kur ai u vra në kufi dhe ky i fundit shpëtoi. Ai sot kërkon që historia të shkruhet siç duhet dhe t’i mësohet brezave të rinj. 

Të vrarë dhe pa një varr ende edhe sot, familjarët e shoqatat e ish të përndjekurve ripërsërisin thirrjen për gjetjen e eshtrave që së paku të kenë një vend ku t’i nderojnë. Një apel e kanë për politikën ndaj të cilës kanë pakënaqësitë e tyre, veçanërisht partisë demokratike.

Gjatë vitit 1990 në Shqiperi u regjistruan 54 vrasje në kufi, pjesa më e madhe në Shkodër dhe Kolonjë. Përgjatë gjysëm shekullit të diktaturës, në kufijtë e Shqipërisë janë vrarë 995 shqiptarë, në përpjekje për të çarë rrethimin komunist të kohës, ndërkohë që më shumë se 13.700 të tjerë arritën të largohen duke thyer kufirin shtetëror dhe duke sfiduar diktaturën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu