Migen Memelli është trajneri i ri i ekipit të Vllaznisë. Prezantimin zyrtar per mediat e bëri

drejtori sportiv Elvis Plori, ku bashkë me Memellin tek shkodranët si zv/trajner u emërua Ndriçim Shtubina. Kjo aventurë tek kuqeblutë nis me përballjet që do të kenë në konferencë league. 

Nuk foli për objektiva por Memelli premtoi se në krye të skuadrës do të jetë një njeri i ndershëm e sa më punëtor. 

“Dua të falënderoj klubin, njerëzit që e përfaqësojnë, presidentin dhe drejtorin Plori që më besuan detyrën e trajnerit. E di që është punë shumë e vështirë të jesh trajneri i Vllaznisë, më është ngarkuar një përgjegjësi shumë e madhe. Nisur nga ky fakt dua të shtoj, që pa dashur të futem më thellë, po i bie shkurt, e fundit është që do të mundohem në bindjen time të jem një njeri i ndershëm e sa më punëtor për objektivat e Vllaznisë”

Vllaznia e mbylli këtë sezon në vendin e katërt në abisnet superiore ndërsa nuk përmbushi objektivat për titull dhe kupë. Ndeshja e fundit e kampionatit ju siguroi pjesmarrjen në evropë ku pjesmarrja ju ngroh financat dhe rrit mundësitë për merkaton e sezonit të ri. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu