Një polici në shërbim të krimit dhe lojërave politike. Ky është modeli që ka ngritur Edi Rama dhe që nuk lë rast pa e dëshmuar. U pa edhe një natë më parë kur në shkelje të plotë të ligjit dhe në mënyrë abuzive, përmes urdhërave politiko – kriminal, drejtuesit e policisë së Shkodrës urdhëruan shoqërimin në polici të nënkryetarit të FRPD-së Arvit Bushati.
Pasi ndërmorën një veprim të tillë pa asnjë motiv dhe të pabazuar në shkresa ligjore, këto drejtues që uniformën e shtetit e kanë kthyer në mantel për krimin, vijojnë të mbrojnë paligjshmërinë e tyre. Në komunikatën për shtyp të shpërndarë këtë të mërkurë policia e Shkodrës në tentativë për të justifikuar shkeljen e ligjit vijon ti qëndrojë absurdit, për një ngjarje që e ka inskenuar vetë tërësisht. Kupola e policisë Shkodër me drejtues si zv/drejtoret Afrim Tafa, Hajri Kushe dhe shefi i komisariatit Idriz Daullja janë dëshmia më e mirë se si ka degraduar kjo strukturë.
Shërbimi politik i nisur në fushatën elektorale, i shtrirë fuqishëm ditën e zgjedhjeve dhe që vijon ende nga policia e shtetit, është goditja më e madhe që këto individ i bëjnë uniformës së shtetit, duke u kthyer në shërbëtorë të krimit dhe politikës që i ka emëruar dhe i mban në këto detyra.






