Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti minimalisht skuadrën e Kastriotit në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”.
Një gol i Hoxhajt që në sekondat e para të sfidës, shokoi krutanët, të cilët u kapën në befasi. Një gol që krijoi iluzionin që kjo ndeshje do të prodhonte “festival” golash, por nuk rezultoi e tillë, pasi realizimi i lojtarit të shkodranëve do të vendoste edhe fatet e këtij dueli.
Rezultatin 1-0 kuqeblutë e ruajtën deri në fund, duke koleksionuar kështu një fitore të rëndësishme në javën e 5-të të “Abissnet Superiore”, ndërsa arrijnë në kuotën e 9 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa nga krahu tjetër të besuarit e Emiliano Çelës nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës, me fatin që i ndëshkoi që në fillim.