Ballina Sport Fitore me aromë titulli, Tirana tregon “muskujt” në Laç, Partizani bën detyrën...

Fitore me aromë titulli, Tirana tregon “muskujt” në Laç, Partizani bën detyrën me Vllazninë

Fitojnë Tirana dhe Partizani duke e shtyrë sërish diskutimin për çështjen e titullin edhe pse bardheblutë janë më pranë pasi koha punon në favor të tyre. Sukses i rëndësishëm për kampionët në Kurbin që shkatërruan 3-1 Laçin me golin e Hasanit dhe dopietën e Hilës, që të dy mungesa shumë të rëndësishme të skuadrës së Shehit në derbin e kryeqytetit.

Goli i parë zhbllokoi ndeshjen në fraksionin e parë kur Hasani me nuhatjen e një bomberi gjeti momentin dhe kohën për ta ndalur topin në rrjetë ndërsa në të dytën Hila me portën bosh dyfishoi e bëri të njëjtën gjë pak minuta më vonë pas asistit të Abazajt. Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën 63 ndërsa Partizani e ndjek me 61.

Të kuqtë kaluan Vllazninë 2-1 me golat e Sotës dhe Rrapajt ndërsa Bekim Bakaj gjeti rrjetën e dytë personale këtë sezon me shkodranët që mbeten në vendin e katërt por tashmë me vetëm 1 pikë diferencë nga Teuta që kaloi Kastriotin ku shpresat për mbijetesë duken të vakëta.

Nuk përfiton Bylis që barazon 1-1 me Kukësin duke qëndruar në zonën e ftohtë me 2 pikë më pak se Erzeni që humbi në trasnsfertën e Rrogozhinës 3-2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks