Ballina Bota Aksident tragjik në Itali, vdes 18-vjeçari shqiptar, plagoset i ati mjeti ndahet...

Aksident tragjik në Itali, vdes 18-vjeçari shqiptar, plagoset i ati mjeti ndahet në dysh! Miqtë në rrjete sociale: Do mbetesh në zemrat tona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku në saj të një aksidenti tragjik, ka gjetur vdekjen 18-vjeçari shqiptar, Admir Hoti.

I riu ishte në makinë me të atin e tij gjatë përplasjes fatale rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Ka qenë përplasja e fortë e dy mjeteve ajo çka ka shkaktuar edhe tragjedinë ku humbi jetën i riu dhe u plagos i ati.

Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.

Lidhur me këtë lajm të hidhur, miqtë në rrjete sociale të të riut kanë shprehur të gjitha ngushëllimet duke e përshkruar si një djalë me vizion, çapkën dhe të shkathët. Ata thanë se i riu do të jetë përgjithmonë në zemrat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks