Ballina Sport Egnatia bën historinë, eliminon Vllazninë dhe prek finalen e Kupës së Shqipërisë

Egnatia bën historinë, eliminon Vllazninë dhe prek finalen e Kupës së Shqipërisë

Egnatia dhe Vllaznia janë ndeshur sot në orën 14:00 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi ajo e para përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 në Shkodër.

Pjesa e parë është mbyllur në barazimin pa gola  në Rrogozhinë. Çoba dhe VAR ishin protagonistë në 45 minutat e para të sfidës. Sulmuesi shkodran u ndëshkua me kartonin e kuq që në fillim të takimit, por pas verifikimit në VAR, gjyqtari Jorgji ndryshon mendim dhe e ndëshkon vetëm me kartonin e verdhë. Pak minuta më vonë, sulmuesi shënon, por goli anulohet për një pozicion jashtë loje të Latifif.

Pjesa e dytë ishte përsëri intensive dhe me raste. Egnatia në fakt ka qenë shumë këmbngulëse gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ka mundur të finalizojë.

Pas shumë përpjekjesh, rrogozhinasit shpërblehen në frymën e fundit të sfidës, ku Jackson realizon një gol të bukur dhe kalon vendasit në avantazh në minutat shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks