Në vetëm 4 javë fushatë elektorale Benet Beci dhe Partia Socialiste kanë rikuperuar 8% të votave në Bashkinë e Shkodrës, e cila cilësohet si kalaja e fundit. Por edhe pas kësaj rritje Shkodra duket nuk do të arrijë ‘të thyhet’ nga socialistët as në zgjedhjet e 14 majit. Sipas sondazheve të “Piepolit”, kjo bashki do të vijojë të drejtohet nga opozitarët, të cilët pritet të rikonfirmojnë Bardh Spahinë në krye! Projeksionet e 5 ditëve para zgjedhjeve nxjerrin fitues kandidatin e koalicionit të Berishës e Metës në këtë bashki, por me një rënie nga matjet e 3 javëve më parë. Kështu, Bardh Spahia pritet të rikonfirmohet kryebashkiak me 50-54% të votave, nga 58-62% që ishte 3 javë më parë.  Kandidati I PS, Benet Beci merr 46-50% të votave duke pësuar rritje nga sondazhi I 3 javëve më parë. (38-42%).  Në këtë bashki, Beci dhe Spahia janë të vetmit kandidatë në garë, pasi PD zyrtare zgjodhi që të kandidojë vetëm me këshillat bashkiakë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu