400 milionë është një shifër e çmendur? Po 500 milionë si ju duket. Prej ditësh po qarkullonin zërat për një kontratë jashtë çdo logjike që mendohej se Al-Hilal ia kishte ofruar Lionel Messit por ja që shifrat janë të pavërteta sepse argjentinasit i është premtuar edhe më shumë.
500 milionë euro në vit për dy të tillë çka do të thotë se deri në verën e 20025-ës “pleshti” do të arkëtojë 1 miliardë. Sa për të bërë dy krahasime, kjo shifër është sa 1/5 e buxhetit të Shqipërisë por pothuajse sa shuma e borxheve që ka akumuluar në vite Barcelona, shumë që rrezikon ta fundosë klubin katalanas me më shumë se 100 vite histori.
Nuk mbaron me kaq sepse 100 milionë euro shtesë janë parashikuar në formën e bonuseve. Ndërkohë që babai i tij Jorge Mendes e përgënjeshtron lajmin, “L’Equipe” në Francë jep siguri se bëhet fjalë për burime të besueshme.






