Anetaret e Komisonit te Ankimimeve dhe Sanksioneve ne KQZ, Elvin Lako, Elvis Cefa,Ilirjan Rusmali, Koli Bebe dhe Ledio Braho gjate nje takimi te keatij komiosni, ku disa parti jane shprehur kunder propozimit te Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve per vendosje te sanksioneve administrative, pas gjetjeve nga auditimi i fondeve te perfituara dhe te shpenzuara nga partitë politike pjesemarrëse ne zgjedhjet 2021./r/n/r/nThe members of the Appeals and Sanctions Commission in the CEC, Elvin Lako, Elvis Cefa, Ilirjan Rusmali, Koli Bebe and Ledio Braho during a meeting of this commission, where some parties have expressed their opposition to the proposal of the State Election Commissioner to impose administrative sanctions, after findings from the audit of funds received and spent by political parties participating in the 2021 elections.

Shpërdorimi i burimeve publike – KAS vendos sanksione administrative

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. 18 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj Drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Todi Koçeli”, Selenicë, gjobë në masën 4 000 lekë, në zbatim te vendimit nr. 436, datë 03.05.2023, të KSHZ.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 2500 lekë për zj. Donika Tula, Drejtore e Shkollës 9-vjeçare “Todi Koçeli”, Selencië.

KAS shqyrtoi kërkësen nr. 19 dhe nr. 20 të Komisioneritpër vendosje sanksioni administrativ ndaj Kryetarit dhe njëkohësisht kandidatit për Bashkinë Kukës, gjobë në masën 10 000 lekë dhe ndaj Drejtorit të Shkollës 9- vjeçare “Isuf Seferi”, gjobë në masën 2 500 lekë, në zbatim të vendimit nr. 439, datë 05.05.2023, të KSHZ dhe vendosje sanksioni administrativ ndaj Kryetarit dhe njëkohësisht kandidatit për Bashkinë Kukës, gjobë në masën 10 000 lekë dhe ndaj Drejtorit të Shkollës 9-vjeçare “Shaban Murati”, gjobë në masën 2 500 lekë, në zbatim te vendimit nr. 440, datë 05.05.2023, të KSHZ.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesat dhe vendosi sanksion administrativ për z. Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës, gjobë në masën 100 000 lekë, për z. Betim Lushi, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare “Isuf Seferi”, gjobë në masën 2 500 lekë, z. Rustem Dervishi, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare “Shaban Murati”, gjobë në masën 2 500 lekë dhe për zj. Dallëndryshe Bici, Drejtor i Agjensisë Shetërore të Kadastrës, gjobë në masën 2 500 lekë. 

Gjithashtu, shqyrtoi kërkesën nr. 21 të KSHZ për vendosje sanksioni administrativ ne zbatim të vendimit nr. 441, datë 05.05.2023, të KSHZ, gjobë në masën 3 000 lekë ndaj kryetarëve të bashkive Belsh, Bulqizë, Cërrik, Fier, Elbasan, Gramsh, Kavajë, Këlcyrë, Kolonjë, Konispol, Kukës, Lezhë, Librazhd, Lushnje, Mallakastër, Prrenjas, Pustec, Roskovec, Shijak.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit dhe vendosi sanksionin administrative, gjobë në masën 100 000 lekë për:

1.      Arif Tafani; Kryetar i Bashkisë Belsh;

2.      Andis Salla; Kryetar i Bashkisë Cërrik;

3.      Armando Subashi; Kryetar i Bashkisë Fier;

4.      Gledian Llatja; Kryetar i Bashkisë Elbasan;

5.      Redjan Krali; Kryetar i Bashkisë Kavajë;

6.      Klement Ndoni; Kryetar i Bashkisë  Këlcyrë; 

7.      Erion Isai; Kryetar i Bashkisë Kolonjë;

8.      Safet Gjici; Kryetar i Bashkisë Kukës;

9.      Pjerin Ndreu; Kryetar i Bashkisë Lezhë;

10.  Eriselda Sefa; Kryetar i Bashkisë Lushnje;

11.  Qerim Ismailaj; Kryetar i Bashkisë Mallakastër;

12.  Nuri Belba; Kryetar i Bashkisë Prrenjas;

13.  Pali Kolefski; Kryetar i Bashkisë Pustec;

14.  Majlinda Bufi; Kryetar i Bashkisë Roskovec;

15.  Elton Arbana; Kryetar i Bashkisë Shijak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu