Nga Amel Pervizi/ Sikur te mos e njihja Edi Ramen, do te çuditesha se si nje megastrukture si Partia Socialiste i dorezohet nje njeriu si Tom Doshi.
Po ta vini re ne superstraden Shkoder – Lezhe, dallohet menjehere kufiri ku nis Shkodra, sepse nuk ka me postera te Edi Rames.
E gjithe kjo behet per te luajtur me te pandergjegjshmen e njerezve, pasi nuk eshte sekret papelqyeshmeria qe lideri suprem ka ne Shkoder.
Sollen nje teknicien si kandidature, nje zgjedhje thellesisht politike, e cila synon te mos perlyeje kandidatin me bemat e qeverise qendrore.
Kandidati nuk perdor ngjyren e partise ne zyrat elektorale, ne menyre qe te mos zgjoje emocionet antiqeverisje tek shkodranet. Ata e dine se e vetmja menyre si te fitohet gara eshte me racionalitet.
Kandidati prezantohet si nje person qe ka simpati e respekt per liderin e pales tjeter, ne menyre qe te terheqe sa me shume te lekundur.
Po perdorin median, rrjetet sociale, shoqerine civile dhe influencen ne drejtorite qe zoterojne e prape se prape nuk arrijne te mbulojne “ariun” qe terheq fijet e gjysmes se qytetit.
Shkodra eshte i vetmi qytet ku Rama shfaq brishtesine e pushtetit dhe shterpesine e makinerise se propagandes qe ka ndertuar prej nje dekade.






