Tre persona kishin organizuar një skemë presioni për tu marrë para biznesmenëve të ndryshme duke i kërcënuar se ishin zyrtarë të lartë të shtetit. Policia bën të ditur se në pranga janë vënë Bedri dhe Albert Vodha, bab e birë të akuzuar tashmë për mashtrim.
Po ashtu në kërkim mbetet një tjetër person F.Gjergji, i cilësuar si organizator i kësaj veprimtarie madje konsiderohet se ishte ai që kishte marrë përsipër të deklaronte se përfaqësonte shtetin.
Sipas deklaratës për mediat ata tentuan ti merrnin një biznesmeni shumën prej 100 mijë eurosh
Gjatë kontrolleve bëhet e ditur se u sekuestruan 70 000 euro, 2 automjete dhe 5 celularë
Gjithcka niste përmes komunikimit në rrjetet sociale ku dhe ngriheshin pretendimet. Por në rastin e fundit janë denoncuar nga policia ku janë mbajtur nën vëzhgim duke organizuar madje edhe dorëzimin e kontrolluar të parave. pikërisht në atë moment edhe janë ndaluar
Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një tjetër subjekti.






