Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Pukës gjatë natës, rreth orës 12:40 pas mesnate disa metra larg Hotel “Turizmit”. 

Pak orë pas të shtënave me armë zjarri në Pukë, policia identifikon autorin.

Burime policore, bëjnë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”. Policia në vend, pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu