Të kultivosh dijën dhe të ndjekësh modelet e mira, ja ke bërë shërbimin e duhur të ardhmes së një kombi! 
Sa herë flasim për rininë, kërkojmë modele të suksesshme. Nganjëherë lodhemi aq shumë për ti kërkuar, kur i kemi aty në mesin tonë, mes të njohurve, miqve apo të afërmve tanë. Megjithëse shkëlqejnë sot larg nëpër botë, ato janë pjesë e jona, e gjakut shqiptar, e krenarisë kombëtare! Kevin Sekqini është një prej tyre, një djalë Shkodre që për çdo të ri e të re është një shembull që frymëzon e jep shpresë për të ardhmen. Këshilltari i bashkisë Shkodër njëherësh kryetar i Fressh Erion Metushi pas një takimi me Sekniqin, një nga të rinjtë e suksesshëm shqiptar shkruan: 

Statusi plotë: 

Frymëzimi ekziston, por ai duhet të të gjejë duke punuar. 

Kënaqësi të drekoja me mikun tim Kevinin . I riu Shkodran që mbart sukses në USA 🇺🇸dhe mbarë botën . 

Kevini i renditur në 30-të më të rinjtë nën moshën 30 vjeç më të suksesshëm në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik e pasqyruar në revistën FORBES . 

I apasionuar pas teknologjisë së informacionit dhe bashkëthemelues  i kompanisë Ava Labs . Shumë i thjeshtë, human , kërkues  dhe me mjaft modesti fliste për kompaninë  e tij, të filluar që në bankat e shkollës, zhvilluar në New York  dhe me vëndosmërinë e tij për të çuar përpara ëndrrën që tashmë e ka bërë realitet . Asnjëherë kompromis me veten për të thënë mjaft . Ashtu edhe sot . Një shembull për cdo të ri se si të ndjekësh ëndrrat dhe t’i realizosh ato. 

🤝Diskutuam gjatë mbi projekte rinore dhe mbështetjen e të rinjve në idetë e tyre inovative duke shprehur nga ana e tij gatishmërinë maksimale . 

Fat për Shkodrën dhe mbarë kombin Shqipëtarë 🇦🇱 

Me gjeniun Shkodran, Kevin Sekniqi 

Maj 2023

Tiranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu