Sporti në Shkodër është traditë, histori dhe krenari. Kënaqësi të kisha pjesë të takimit për prezantimin e programit tim për 4 vitet në vazhdim të drejtimit të Bashkisë Shkodër, emra të spikatur të ngjyrave kuqeblu, një ndërthurje brezash që me talentin dhe punën e tyre na kanë bërë krenar gjithnjë.
Kam vendosur t’i kushtoj një vemendje të veçantë mbështetjes dhe zhvillimit të sporteve, ku përfshihen:
- Ndërtimi i një ministadiumi të ri
- Ndërtimi i sallës së re sportive për ekipet e lojrave me dorë
- Terrene të reja sportive në çdo lagje dhe njësi administrative
- Përmirësimi i kushteve të fushave dhe sallave egzistuese ku stërviten ekipet e Shkodrës
- Mbulim i tarifës së fushave sportive për ndeshjet zyrtare që luhen në Shkodër
- Rritje të trajtimit dhe shpërblimit për sportistët elitarë, ekipet kampionë si dhe të trajnerëve të tyre
- Rritje të mbështetjes financiare për 15 shoqatat sportive egzistuese dhe zgjerim të disiplinave dhe shoqatave të reja të nivelit profesionist
- Kosto zero dhe mbështetje me logjistiken e nevojshme, për zhvillimin e cdo kampionati kombëtar dhe nderkombëtar në infrastrukturat tona sportive
Rritjen e bashkëpunimit me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës :
- Ofrimi i të gjitha infrastrukturave tona sportive me kosto zero në shërbim të departamentit të edukimit fizik dhe sportit për mësimdhënie dhe gara të ndryshme universitare.
- Lehtësim për mbështetjen e studentëve –sportistë cilësorë për përfitim të bursave në mbulimin e tarifës së shkollimit.
- Dyer të hapura për studentët e këtij fakulteti në rritjen e kompetencave të tyre dhe shkëmbimin e eksperiencave për zhvillimin e sportit.
Shkodra do të jetë aty ku i takon në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në të gjitha disiplinat e sportit. Mirënjohës ndaj të gjithë sortistëve dhe ish sportistëve për vlerësimin që i bënë programit tonë dhe i dhanë mbështetjen e tyre. Bashkë Fitojmë✌🏻






