Ballina Kronike Aksident në rrugën Pukë-Fierzë, makina përfundon në lumin ‘Arrëz’! Plagoset shoferi dhe...

Aksident në rrugën Pukë-Fierzë, makina përfundon në lumin ‘Arrëz’! Plagoset shoferi dhe 2 pasagjerët

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Pukë-Fierzë ku një makinë që drejtohej nga R.I ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Arrëzit.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit 73 vjeçari i identifikuar si R.I, pasagjeri A.D dhe pasagjerja L.D.

Të tre janë dërguar në spitalin rajonal të Pukës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks