Nga Florian Bjanku/ Programi i kandidatit Bardh Spahia, përtej sloganeve dhe kozmetikës futuriste elektorale.
Përtej sloganeve dhe imazheve që prodhojnë fushatat elektorale vendore, në fund të fundit, çështja që merr rëndësi për qytetarët janë programet që paraqesin kandidatët që aspirojnë të administrojnë qytetin për 4 vite. Këto programe, në fakt, përmbajnë dispozitat kontraktore që kandidatët propozojnë të nënshkruajnë me qytetarët në ditën e votimit.
Programi 4-vjeçar i paraqitur nga Z. Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kryetar të Bashkisë Shkodër, është një plan i përgatitur me kujdes për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Z. Spahia vjen me një avantazh me procesin e hartimit të programit, pasi ka qenë në krye të bashkisë për një vit dhe ka njohur me detaje nevojat dhe prioritetet e territorit. Kjo e bën programin konkret dhe të realizueshëm, duke mos premtuar gjëra që nuk mund të arrihen, duke mos i mashtruar qytetarët me premtime boshe.
Në këtë program, janë hartuar një seri politikash dhe veprimtarish për të përmisuar infrastrukturën e qytetit, për të rritur cilësinë e shërbimeve publike dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qytetit tonë. Këto janë sfida të rëndësishme që ne duhet të adresojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.
Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë qytetarët tanë të kenë informacion të plotë dhe në kohë për programin dhe të jenë në gjendje të vlerësojnë se cilët nga përfaqësuesit e tyre do të punojnë më fort për të përmirësuar jetën e tyre.
Ju ftoj të lexoni programin tonë 4-vjeçar dhe të merrni pjesë në zgjedhjet e 14 majit me informacion dhe vetëdije të plotë, sepse vetëm kështu ne mund të ndërtojmë një qytet më të mirë për të gjithë.






