Kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Bardh Spahia mori mbeshtetjen e banoreve te rrethinave per zgjedhjet e 14 Majit ndersa prezantoi programin e tij qe parashikon nje pakete te plote investimesh per zonen ne 4 vitet ne vazhdim.
Me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina diskutuam programin tonë 4 vjeçar i cili ka të parashikuar një paketë të plotë investimesh në këto fshatra.
- Përmirësim i plotë i infrastrukturës rrugore dhe sistemit të ndriçimit
- Rrjeti i ri i ujësjellësit
- Ndërhyrje në kanalet e dyta dhe të treta kulluese dhe sistemin vaditës
- Ndërtimi i tregjeve për prodhimet bujqësore
- Rikonstruksioni i shkollave dhe qendrave shëndetësore
- Terrene të reja sportive
- Përmirësimi i shërbimit të pastrimit
Çdo ndërhyrje e parashikuar dhe ndërtimi i plotë i programit është bërë bazuar mbi dëgjesat publike me qytetarët, të cilët kanë vendosur vetë prioritetet për zonën ku jetojnë. Zhvillimi i njësive administrative është fokusi kryesor i punës tonë në këtë 4 vjeçar.
Bashkë Fitojmë✌️






