Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Beograd.
Një 14-vjeçar ka hyrë në klasë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit. Sipas informacioneve zyrtare 8 fëmijë kanë vekur ndërsa roja i shkollës ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, shkruan media serbe nova.rs. Po sipas kësaj medie 14 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, por policia e ka arrestuar shumë shpejt.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ku një nxënës i klasës së shtatë ka hapur zjarr ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.
Sipas mediave edhe pse akoma nuk ka një konfirmim nga policia numri i viktimave është 8 dhe është vënë në pranga nga policia autori i kësaj ngjarje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën e historisë, ku adoleshenti sulmues ka hyrë në klasë dhe ka qëlluar mbi bashkëmoshatarët me armën e babait të tij.
Ndërkohë tre fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve, dy janë në gjendje stabile, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike.
Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente. I plagosuri i parë ishte një roje sigurie, i cili vdiq menjëherë pas të shtënave.
Një nga prindërit i tha N1 se vajza e tij doli me vrap nga klasa gjatë të shtënave dhe se sulmuesi ishte shoku i saj i shkollës.
“Vajza ime ishte pikërisht në atë klasë, ajo ishte në klasë ku djali qëlloi të shtënat e para në drejtim të mësuesit dhe më pas filloi të qëllonte mbi fëmijët që ishin nën tavolina dhe fëmija im vrapoi jashtë”.
Deklarata prekëse e nxënëses së klasës ku ndodhi ngjarja
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë në Beograd, ku një 14 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri shokët dhe mësuesen në klasë.Një nxënëse në klasën ku ndodhi sulmi ka thënë se ai është futur brenda dhe në fillim ka sulmuar mësuesen e historisë më pas është kthyer nga shokët dhe ka nisur që të qëllojë. Në një prononcim të shkurtër për mediat ajo ka thënë se është shtrirë mbi shokët e vrarë të klasës, që ai të mendonte se edhe ajo ka vdekur.
“Ka filluar të qëllojë rastësisht, ka pasur dy gëzhoja në dorë, fillimisht ka qëlluar mësuesin e historisë dhe më pas ka vazhduar. Ai vrau dy nga miqtë tanë, unë isha u shtriva sipër tyre që ai të mendonte se kisha vdekur. Ai doli nga klasa, të shtënat dëgjoheshin ende. Kur u ngrita, e pashë që shokët kishin vdekur”, ka thënë nxënësja në klasën e së cilët ndodhën të shtënat.
Ndërkohë para shkollës ka prindër të shumtë që kërkojnë të marrin informacion në lidhje me fëmijët e tyre.Ndërkohë autori i kësaj ngjarje ku dyshohet se kanë humbur jetën 8 persona është vënë në pranga nga policia, pak minuta pasi ndodhi tregjedia.









