Ballina Aktualitet Qeveria braktis investimin Velipoje – Shëngjin/ Spahia: Projektet 3D nuk mund t’i...

Qeveria braktis investimin Velipoje – Shëngjin/ Spahia: Projektet 3D nuk mund t’i gënjejnë shkodranët

Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” inspektoi rrugen e re Velipoje – Shengjin, nje investim qe prej muajsh nuk punohet dhe ka mbetur kantier i braktisur. Fasadat e qeverise duket se nuk kane te ndalur me investimet dhe Spahia shpreh shqetesimin per situaten e krijuar ne kete zone.

statusi i plote:

Mjafton një inspektim i thjeshtë për të kuptuar gënjeshtrat e kësaj qeverie. Kantieri i rrugës Velipojë – Shëngjin është braktisur prej muajsh nga firma e kontraktuar për kryerjen e punimeve. Mjetet dhe punëtorët janë larguar nga kjo zonë, ndërsa e vetmja gjurmë e mbetur është tabela me afatin e pambajtur të punimeve.

Me të drejtë banorët e Rrjollit ma shprehën këtë shqetësim por edhe më treguan dëmet që janë bërë në zonë nga punimet e kryera pa studim të mirëfilltë.

Janë miliona lekë të taksapaguesve shkodranë e shqiptarë që hidhen kuturu nga babëzia e kësaj qeverie, ndërsa bazamenti i rrugës ende pa përfunduar ka nisur të shëmbet. Projektet 3D nuk mund t’i gënjejnë shkodranët!

votoBardhSpahia2

votoBashkëFitojmë1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks