Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Breg Shkozë të Vorës, ku burri ka qëlluar me sëpatë pas kohe gruan e tij. 70-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit. ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 68 vjeçe. Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

Njoftimi policisë: 

Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.

Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu