Kanë përfunduar ndeshjet e para të gjysmë-finaleve, me “bardheblutë” e Tiranës që prisnin “durrsakët” e Teutës, në “Selman Stërmasi”, ndërsa “kuqeblutë” e Vllaznisë pritën në “Loro Boriçi”, “rrogozhinasit” e Egnatias.
Gjithçka e lehtë për “bardheblutë” e Orges Shehit të cilët triumfuan me rezultatin e thellë 3 me 0, në kryeqytet duke i mbyllur pak a shumë hesapet e gjysmë-finales që në ndeshjen e parë. Një gol në pjesën e parë nga Florent Hasani në minutën e 43’-të të sfidës u pasua nga golat e Lulaj e Lushkja, në minutat 66’ e 72’ të sfidës, duke i dhënë “durrsakëve” goditjen e “knock-out”-it në gjysmë-finale.
Në krahun tjetër, Vllaznia u shtang në “Loro Boriçi”, teksa u mund në barazimin 1 me 1nga “rrogozhinasit” e Egnatias, me golin e parë të sfidës që erdhi në minutën e 69’-të të sfidës, nga ganezi Raphael Dwamema, ndërsa shkodranët barazuan në “frymën e fundit” të lojës pas një aksioni të bukur ekipor të finalizuar në minutën e 96′-të të sfidës.
Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit, ndeshje këto që do të zhvillohen pasditen e 11 majit.