Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialsite në selin rozë mëngjesin e kësaj të mërkure. Kjo mbledhje mbahet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terrenë.
Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, dje Partia Socialiste i është përgjigjur kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me përdorimin dhe pozicionimin e materialeve propagandistike elektorale.
Me anë të një letër shkruhet se PS ka ndjekur çdo rregull sipas Kodit Zgjedhor dhe se do të disponojë materialet e kërkuara në KQZ.
Në letrën që mban firmën e Sekretarit Për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji, njoftohet se në secilën prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, pra i PS-së.
Pas mbledhjes Rama sulmoi kundërshtarët politikë.
“Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë. Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik”, tha Rama.
Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.