Ballina Analiza dhe Komente Si e propozoi bashkia dhe si e realizoi FSHZH rikualifikimin e fasadës...

Si e propozoi bashkia dhe si e realizoi FSHZH rikualifikimin e fasadës së pallatit kinez

Nga Bekim Mema/ Bashkia Shkodër propozon rikualifikim dhe fasada në harmoni me arkitekturën e kompleksit të pedonales, qeveria realizon përralla me kinez.
Projekti i rikualifikimit të “Pallatit Kinez” është nje projekt propozim i iniciuar nga Bashkia Shkodër përmes aplikimit pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkëfinancimit të bashkisë për sa i përket realizimit të projektit teknik të zbatimit. Me bashkëpunimin e Bashkisë Shkodër, FSHZH ka përfunduar tashmë investimin e rikualifikimit të fasadës së këtij pallati, investim i cili do të ndikojë ndjeshëm në eficiencën energjitike dhe ekonomitë familjare të banorëve. Mirëpo a ka zbatuar FSHZH projekt propozimin e Bashkisë sa i përket aspektit vizual, apo është një “punë e kryer” pa asnjë lloj ndjeshmërie artistike e arkitekturore, për një ndërtesë e cila duhet të kishte hamoni me pedonalen, ndërtesën e Bashkisë dhe lulishten e shatërvanit, në kompleks.
Vlerësimin besoj e bëjnë lehtësisht vetë qytetarët e Shkodrës mes këtyre imazheve të projektit që ne kemi propozuar dhe asaj që është realizuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks