Një 23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali pas një sherr ndodhi mes dy personave të tjerë shqiptarë.
Autor i vrasjes ishte një 34-vjeçar që qëlloi me armë 23-vjeçarin në Turbigo (Milano) dhe plagosi në këmbë një 30-vjeçar.
Vrasësi dhe viktima ishin duke marrë pjesë në një festë me bashkatdhetarë të tjerë kur nisi një mosmarrëveshje në kulmin e së cilës 34-vjeçari qëlloi me armë.
Gjatë sherrit, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste, 34-vjeçari shqiptar qëlloi me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.
Të pranishmit më pas rrethuan agresorin i cili filloi të qëllonte sërish, dhe njëra prej të shtënave goditi 23-vjeçarin në kraharor.
Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano, shkruan media italiane.