Pulti ashtu si e gjithë zona e Dukagjinit vuajnë pasojat e harresës dhe indiferencës shtetërore. Si bashki e Shkodrës kemi treguar seriozitet dhe përkushtim për të qënë pranë banorëve me ndërhyrje të nevojshme në këto territore. Kërkesë kryesore ky komunitet ka rrugën që lidh Shkodrën me Dukagjinin, zgjidhjen e problematikave me çertifikatat e pronësisë si dhe rrjetin elektrik. Investime këto që qeveria Rama i ndërpreu sapo mori mandatin në 2013-en edhe pse kishte një projekt e financa të siguruara për rrugën. Në 4 vitet në vazhdim i kemi gati ndërhyrjet që i duhen këtyre zonave dhe do të lobojmë fort për të siguruar financat për këtë rrugë, pasi Dukagjini mbetet një perlë e Alpeve që meriton dhe do të ketë zhvillimin e duhur.