Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar nivelin e lumit Kir në Shkodër i cili gjatë muajve të verës thuajse ishte shteruar.

Të tilla nivele nuk kanë qenë prezente që prej janarit të vitit të kaluar, informon powernews.al.

Malesi e Madhe: 

Ne Bashkine Malesi e Madhe gjate gjithe nates ka patur reshje shiu .Si rezultat i tyre ka patur bllokim te rruges Tamare- Vukel si dhe ne Vermosh Nj.Administrative Kelmend.Per zhbllokimin e tyre po punojne 2 fadroma.

Ndërkohë në Pukë raportohet për reshje intensive të shiut, rrëshqitje dherash e gurësh në disa rrugë akse rrugore në Bashkinë e Pukës.

Në Fushë Arrëz:

Në territorin e bashkise Fushe-Arrez vazhdojne reshjet e shiut pa nderprerje qe diten e premte, dhe si pasoje e reshjeve te shumta kemi demtimin e  rrugeve rurale dhe nacionale, e konkretisht rruga nacionale Qafe-Mali-Fierz eshte e pakalueshme per shkak te renies se dherave dhe rreshqitjes se aluvioneve. Gjithashtu te gjitha rruget rurale ne Njesite Fierz, Blerim dhe Iballe jane te demtuara dhe thuajse te pakalueshme. Ne njesite administrative te Iballes dhe Fierzes kemi shkeputje te energjise elektrike. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu