A mundet Shkodra e Fishtës, Migjenit, Gurakuqit, Idromenos, e shumë e shumë korifejve që i dhanë kaq shumë Shqypnisë, me u ba tabelë qitjeje, mall që këmbehet, objekt që nxirret në ankand?! Ata që sot përmes projekteve 3D e bajnë këtë gja, gabojnë aq shumë me këtë qytet. Shkodrës i kanë hy në hak, jo sot, por me mot – mote. Në demokraci ka qeverisje që dalin nga vota, taksa që prodhojnë investime, projekte që sjellin zhvillim, ndërsa në diktaturë funksionon modeli o me ne ose kundra nesh. E atë qëndrim në anën e drejtë të historisë Shkodra e ka pagu shtrenjtë për 45 vjet. Po e paguan edhe sot, kur i thuhet ose vota për ne, ose nuk ka asnjë investim. Po a munden shkodranët me ju nënshtru këtij regjimi të ri? Koha do ta tregojë se qytetaria dhe zgjuarsia e shkodranëve nuk gabon, e kjo kohë është vetëm pak ditë! Për sa i takon investimeve askush nuk është kundra, por për ato realet e jo 3D, se ashtu po e shohim sa funksionuan. Mjafton që të shohim rrugën e Komanit, molet e liqenit të Vau Dejësit etj etj … 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu