Marshimi për titullin kampion nis nga Shkodra, ku Tirana fiton 0-1 ndaj Vllaznisë dhe merr 3 pikë të arta në kampionat.

Një episod i rëndësishëm u pa në minutën e 35-të. Kontakt Çoba-Përgjoni, shkodranët pretenduan për penallti, por loja vijoi.

Bardheblutë gëzojnë në fundin e fraksionit. E majta e Abazaj përfundoi në rrjetë, ndihmuar edhe nga një devijim i Bulatovic. Një gol që vlen shumë, sidomos për momentin në të cilin erdhi.

Në pjesën e dytë, skuadra e Sedloskit rrit presionin por nuk tregohet konkrete para portës. Në fund Balaj provoi me kokë, nuk mundi dot të gjejë portën.

Me këtë rezultat, ekipi i Shehit kryeson me 56 pikë, 8 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë. Në krahun tjetër, Vllaznia gjendet në vendin e katërt me 42 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu