Gazmend Bardhi del në fushatë krah kandidatit të Berishës në Vaun e Dejës Zef Hila. Por ky qëndrim nuk është koherente pas atyre që ka thënë kundër Sali Berishës prej muajsh. Dhe për më tepër Bardhi bën fushatë për Berishën në një zonë ku ka pasur përplasje mes demokratëve dhe mbështetësve të Foltores. Pak javë më parë të gjithë kandidatë e Partisë Demokratike për Këshill Bashkiak, braktisën kandidaten e tyre, Klomentina Drini që kandidat me siglën e PD-së për Vaun e Dejës, dhe u deklaruan votën pro kandidatit e Foltores, Zefa Hila. Edhe Bardhi me Zef Hilën në krah ka dal kundër kandidates së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu