Një ndeshje për njerëz me zemër të fortë. Dy penallti të pritura nga portierët kundërshtarë, një gol fantastik i ngjizur nga këmbët e Leaos dhe presion asfiksues i Napolit që arrin të shënojë vetëm në minutën e 93 kur ndeshja praktikisht ishte mbyllur.
Kuqezinjtë presin biletën e gjysmëfinales ku Interi dhe Benfica do të trokasin mbrëmjen e nesërme por kjo sfidë e së martës është një leksion i vërtetë difensiv i Stefano Piolit. Napoli e nisi me gazin në maksimum por rastin e artë e shpërdoroi Giroud nga 11 metra e pak minuta më pas u ndal sërish nga këmba e Meret por goli ishte në ajër dhe tentativat e Kvaratschkelia dhe Osimhen u zhbënë pas një aksioni të frikshëm të Leaos që me topin në këmbë i dogji pothuajse të gjithë napolenanët dhe i dhuroi golin e avantazhit francezit Giroud.
1-0 për Milanin dhe ndeshja mori në malore për Napolin që në pjesën e dytë e shtypi edhe më shumë në gjysmëfushë Milanin por në minutën e 80 Kvaratschkelia u ndal nga Mignan, sërish mes më të mirëve në skuadrën e tij.
Në minutën e tretë shtesë, Osimhen me kokë, gjeti rrjetën por koha kishte mbaruar dhe pak sekonda më vonë, Milani shpërtheu në festën legjitime. Të kaltërit i japin fund rrugëtimit në Champions por bëhen gati për titullin kampion ndërsa Milani gjen gjysmëfinalen pas 14 viteve mungesë.