Kallëzimi i babait të një vajze në fshatin Rehovë, ka sjellë arrestimin nga policia të kryeplakut të fshatit, Ervis Rapo, për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur”.

I riu rezulton të jetë kapur në flagrancë nga babai i vajzës, i cili më pas i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal kundër kryeplakut.

“Ora News” ka mësuar të gjithë dinamikën e këtij krimi të rrëfyer nga vetë babai por edhe vajza e dëmtuar.

Ditën e ndodhjes së ngjarjes në mëngjesin e 8 Prillit, Rapo, ndodhej në qytetin e Korçës.

Ndërsa në orët e drekës, së kësaj dite kryeplaku Ervis Rapo, është kapur nga babai i vajzës, teksa abuzonte seksualisht me B.G, brenda në shtëpinë e saj. 

Sipas babait të vajzës, në datën 8 prill, ai është kthyer në banesën e tij, teksa kishte mbaruar punët e përditshme në fshat.

Në banesë ndodhej vetëm vajza. Ku ka hyrë në korridorin e shtëpisë, ka vënë re se çdo gjë ishte rrëmujë dhe në një cep ndodhej vajza e tij. Sipër saj ishte kryeplaku i fshatit Rehovë, Ervis Rapo, i cili ndodhej i zhveshur dhe ja kishte zënë gojën duke kryer marrëdhënie seksuale.

Të njëjtët dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë.

Ndërsa kryeplaku Rapo, ka mohuar implikimin e tij në këtë rast përdhunimi, duke treguar në polici se gjithçka është një hakmarrje personale e babait të vajzës, policia ka urdhëruar arrestimin e kryeplakut për akuzën e mësipërme.

Rapo, ka mohuar dëshmitë e tyre, duke pretenduar se gjithçka është kryer në shenjë hakmarrje, pasi herë pas herë ai ka pasur konflikt me S. G.

“…kam pasur disa herë konflikte me babain e vajzës dhe në datën 8 prill, S. ka shkuar në banesën e tij, rreth orës 19:00 dhe ka takuar babain tim, duke i thënë se djali jot më ka ngacmuar vajzën sot dhe në këtë kohë kam dalë unë dhe ka debatuar mbi këtë pjesë. Më pas nuk kam pasur asnjë lidhje me vajzën e tij…” – është shprehur Ervis Rrapo.

Por pas këtij debati, Ervis Rapon, e ka marrë në telefon, A. P., i cili është administrator i njësisë administrative, Vithkuq, duke i thënë që e ka telefonuar S. G, dhe i kishte pohuar se “…kryeplaku i fshatit më ngacmon çupën…”.

Por Ervis Rapo, i është kthyer A. P., se ky fakt nuk është i vërtetë dhe se ai po trillon.

Rapo shton se B.G dhe babai i saj S. kanë trilluar për shkak se ai ka pasur disa konflikte me këtë shtetas, mbi bagëtitë dhe ujin e pijshëm që furnizon fshatit. Ujë në të cilin, S., kishte bërë ndërhyrje të pa autorizuara.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, policia ka arrestuar kryeplakun dhe pritet që në ditët në vijim Rapo të dali para gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu