Vllaznia i shkakton humbjen e dytë rresht Erzenit dhe rikthehet të fitojë pas 6 ndeshjesh duke i rezervuar një debutim të ëmbël trajnerit të sapoemëruar, Goce Sedloski.

Shkodranët triumfuan 3-1 në “Loro Boriçi” kundër shijakasve me golat e Herald Markut, Liridon Latifit dhe Fjoart Jonuzit ndërsa në krahun tjetër, i përhershm Nonato nuk mjaftoi për të besuarit e Xhevahir Kapllanit që për momentin mbeten në vendin e pestë dhe dalin nga orbita europiane.

Sedloski në këtë ndeshje bëri disa ndryshime të rëndësishme duke i besuar që nga minuta e parë Latifit, ndërsa momentalisht Vllaznia ngjitet në vendin e katërt me 41 pik, kuotë e barabartë me Egnatian që sfidon nesër Partizanin. Erzeni zbret në të pestin me 37 pikë, vetëm 1 më shumë se Laçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu