I vendosur ne sherbim te partise per zgjedhjet e 14 Majit, ne shkelje flagrante te ligjit dhe funksionimit te nje institucioni shteteror, OSHEE tashme eshte kthyer edhe ne nje kompani gjobvenese. Denoncimet nga qytetaret jane te shumta, si ato qe ndodhen ne Shqiperi ashtu edhe emigrantet. I fundit qe i çjerr masken OSHEE Shkoder dhe vjedhjeve haptazi qe u behen konsumatoreve eshte edhe denoncimi i nje emigranteje. Mesazhi i saj i bere publik eshte ky me poshte qe tregon fytyren e vertete te institucioneve te rilindjes.
Mesazhi:
Lirija Sahović
Brenda 2 vitesh OSHEE SHKODER me faturon konsum energjie elektrike te pa konsumuar asnje qindarke nga ana ime, pasi jetoj jashte territorit shqiptar.
Paguaj rregullisht faturat nepermjet te aferme te mij, pra shlyej vetem detyrimin mirembajtje pasi konsumi eshte 0 leke.
Sapo me njoftuan se per muajin shkurt me jane faturu 54.238 leke.
Ju drejtues te OSHEE SHKODER veproni si nje organizate kriminale duke zhvatur emigrantet ne pamundesi per t’ju kontrolluar pasi fizikisht nuk mund te perballemi me ju nepermjet ankeses.
Turp te keni ☝️.
” Frenoni epshet financiare pasi nuk ju detyrohem asnje qindarke 💵