Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë, Portugali.

Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në bazë të votave, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane. Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është 4-vjeçar.

Në garë për 7 vende ishin 11 anëtarë, ndërsa asnjëherë përpara presidentit Duka, asnjë shqipotar nuk kishte qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse të UEFA-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu