Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Kopliku ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se në zgjedhjet lokale si koalicion do të marrin në qarkun e Shkodrës rezultatin 5-0.

“Nuk është rastësi kjo situatë sot, që njerëzit të largohen. Padre Pllumbi më thoshte; jemi popull blegtor. Do dalim 5-0 në qarkun e Shkodrës. Në qarkun ndoshta më të diskriminuar nga kjo qeveri. Po flasim për Shkodrën dhe se si mund t’i hiqet drejtoria e Arsimit? Kjo gjë nuk është rastësi, është bërë enkas për t’i ulur peshën rëndësinë. Por Shkodra si qark do jetë në krye të rezultateve. Ju e shihni panikun e tyre. Nuk kanë asnjë propozim. E vetmja gjë që iu ka ngelur është presioni i njerëzve.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu