Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, rezultonin emra që ishin në tre lista të partive politike të ndryshme. Mes të tjerash, Celibashi tha se kishte edhe kandidatë të cilët as nuk e dinin se kishin kandiduar.

“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”- u shpreh Celibashi.

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se platforma elektronike për forcimin e monitorimit të financimit për partitë politike, nuk do të zgjidhe të gjithë problemet me financimin e subjekteve, por do të ndihmojë për një mbikëqyrje efikase.

Ai tha se qëllimi i platformës është përmirësimi i shërbimit dhe cilësinë e të dhënave të cilat do të sigurohen më lehtësisht.

“Projekti i digjitalizimit mbetet nje nga projektet më të rëndësishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase.

Platforma në tërësinë e vetë ka qëllim të përmirësojë aksesin në informacione, të përmirësojë shërbimin dhe cilësinë e të dhënave, të reduktojë kohën e punës si për raportuesit ashtu edhe për verifikuesit. Të mbështesë përpunimin e të dhënave lehtësisht, të cilët mund të kenë akses në sistem. Të rrisë sigurinë e informacionit, do të mbrohen nga një akses i autorizuar me masa të caktuara sigurie”- u shpreh Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu