Një shtetase kolumbiane është arrestuar një në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike, kanabis më çantën e dorës.
Shtetasja me iniciale C.J, 26 vjeç, e cila po vinta nga Kolumbia për në Shqipëri u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.