Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Yuri Kim për Zërin e Amerikës.

Në një postim në facebook, Berisha thotë se diplomatja amerikane në përpjekjen e fundit për ti shërbyer Ramës foli njësoj sikur të fliste McGonigal me fustan.

Sipas tij, Kim me deklaratën e saj për zjarre, përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.

Ndaj ai u bën thirrje organeve ligjzbatuese të SHBA të hetojnë aferat korruptive të Ambasadores, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.

Përgjigje zj. Yuri Kim. 

Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me dekleratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera. 

Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. 

Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë. 

Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë! #sb #BashkëFitojmë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu